Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi
SISTEMI I UJȄSJELLSIT

SISTEMI I UJȄSJELLSIT


Kompleksiteti i sistemit të ujësjellësit të Ulqinit është si pasojë e diversitetit të zonave të konsumit si dhe disproporcion të njohur në kërkesës për ujë gjatë vitit, funksionon në dy regjime të ndryshme të punës, regjimi dimëror dhe veror. Gjatë regjimit dimror kerkesa për ujë në sistemin e ujësjellësit mbulohet nga burimet e rrethinave të Komunës së Ulqinit: Brajsh, Millȅ, Kaliman, Kllezna dhe Salҫ. Sasia e ujit nga burimet e lartë përmendura gjatë kësaj periudhe i tejkalon kerkesat e konsumatorve në sistemin e ujësjellësit.
Në periudhën e verës, për shkak të të sasis së ujit nga burimet në zonen bregdetare të Komunës,rritjes së numrit të konsumatorve dhe kërkeses për ujë,në sistemin e ujësjellësit sasi shtesë të ujit merren nga burimet : Lisna Bore dhe Fraskanjel. Koha e aktivizimit të këtyre burimeve varet nga viti hidrologjik dhe fillimi i sezonit turistik, dhe ate kryesisht zgjatë nga gjysma e dytë e qershorit e deri në tetor, dhe kjo përseri mvaret nga sasia e ujit të burimeve në pjesen bregdetare. Sasia shtesë e ujit nga këto burime mvaret nga kërkesa e konsumit dhe zvogëlimin të sasis së ujit nga burimet bregdetare, dhe sillen nga 30 l / s, në periudhën fillestare deri te maksimalja prej 120 l / s, që është edhe kapaciteti i këti sistemi. Gjatë kësaj periudhe (sezonin e verës) sasia totale e ujit në burimet bregdetare është rreth 220 l / s, gjë që sasia totale në dispozicion e ujit në sistemin e ujësjellësit është 350 l / s. prej vitit 2012.
Duke pasur parasysh nevojat shtesë për ujë gjatë verës, sasia e kufizuar e ujit, gjendja e impianteve dhe rrrjetit të shpërndarjes, problemet më të mëdha në furnizimin me ujë janë të theksuara në këtë periudhë. Shkalla e theksuar e problemeve dhe sigurisë në furnizimin me ujë mvaren direkt nga kapaciteti i burimeve, siguria e marrjës se ujit nga to, gjendja e gadishmëris të tubacioneve magjistrale dhe tranzitore dhe paisjeve në to, e veçanarisht nga zhvillimin dhe gjendja e rrjetit të shpërndarjes. Sistemin ujësjellësit e përbëjn: 3 burime me 6 dhoma ndarse, 3 stacione të pompimit në burime.
Objektet dhe instalimet e sistemit tȅ ujȅsjellȅsit
Në zonen e Ulqinit, egzistojn tre sisteme tȅ ujȅsjellȅsit:
- Sistemi i ujësjellësit "Ulqin"
- Sistemi i ujësjellësit "Krythë"
- Sistemi i ujësjellësit "Katerkollȅ"
Rrjeti i furnizimit me ujë është i ndarë në rrjetin primar, qȅ përfshin tubacionet shpërndarëse, dhe rrjeti sekondar me të cilin furnizohen konsumatorȅt, gjatësia e përgjithshme e rrjetit primar dhe sekondar është 280,76 km dmth.
- Rrjeti primar - 106.77 km
- Rrjeti mesme - 173.99 km
Rreti ujësjellësit përbëhet nga tubacionet me diametër, tipe dhe vjetȅrsi të ndryshme, diametri më i madh i tubacionit është 600 mm.
Materiali qȅ shfrytȅzon rrjeti ujësjellësit është:
AC (azbest-çimento)
LG (gize)
PC (galvanizuar)
Çelik (çeliku)
PVC (polivinil hlorid)
PP (polipropilen)
HDPE (Polietelen me densitet të lartë)