Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi
HISTORIKU I NDËRMARRJES

Ndërmarrja komunale publike Ulqin është formuar nga Drejtoria komunale e atëhershme, e cila ka kryer veprimtarinë e saj si degë e njësisë së administratȅs. Organizata e posaformuar është regjistruar si Institucion në bazë të vendimit të Zyrȅs për administrim të përgjithshëm të KK Ulqin nr. 02-1513/1 prej datȅs 26.03.1959 me vetȅfinancim me emërtimin “Udhëheqësia për veprimtaritë komunale dhe ujësjellës Ulqin”. Fushëveprimi i Ndërmarrjes ka qenë: mirëmbajtja e rrugëve, udhëve, argjinaturës në Bunë, kanalizimit të qytetit, parqeve dhe gjelbërimit, varrezeve, plazheve, thertoreve, pastrimit të qytetit, centralit elektrik në Katërkollë dhe mirëmbajtja e tregut në Ulqin dhe Katërkollë.
Vendimi i Komunës së Ulqinit, Nr 01-2955 / 3 prej 26.11.1990. Ndȅrmarrja komunale publike Ulqin është transformuar dhe regjistruar në Gjykatën Ekonomike në Podgorica 18.02.1991. me numȅr 13/0/91.
Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Komunale Publike Ulqin Nr.792 / 1 nga data e 21.03.2011, jepȅ pȅlqimin për ndarjen e ndȅrmarrjes komunale publike Ulqin në dy ndȅrmarrje publike. Më 31.10.2012, në bazë të një përfundim qȅ është miratuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, e cila ka të bëjë me ndarjen (Fl.zyrtare e MZ, rregulloret komunale Nr.6 nga 21.02.2012), Ndȅrmarrja Komunale Publike Ulqin me ndryshim statusi ndahet në dy ndȅrmarrje si me poshte:

- Ndȅrmarrja Publike “Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi” - Ulqin
- Ndȅrmarrja Publike “Veprimtaritȅ Komunale” - Ulqin
Ndȅrmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Ulqini është pasardhëse ligjore i Ndȅrmarrjes komunale publike Ulqin, pas ndryshim statusit të ndërmarrjes në përputhje me vendimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit për organizimin e NP "Ujësjellësi Kanalizimi" Ulqin publikuar në "Fl. zyrtare të MZ", Nr.16 / 07 rregulloret komunale dhe vendim për ndryshimin dhe plotȅsim vendimit për organizimin e NP "Ujësjellȅs dhe kanalizimi" Ulqin.
Në pajtim me Ligjin për shoqërit ekonomike të Malit të Zi, ndȅrmarrja ȅshtȅ regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Gjykatës Ekonomike në Podgoricë 21.03.2012. , me numrin e regjistrimit 8-0024464 / 001.

Ndȅrmarrja ȅshtȅ me vendbanim në Ulqin Rr. Nënë Tereza.
Emri i shkurtuar i ndȅrmarrjes: "Ujȅsjellȅs" - Ulqin
Numri amȅz i ndȅrmarrjes: 02877449
Numri TVSH: 82/31 -01330-0
Organi drejtues i ndȅrmarrjes ȅshtȅ Kȅshilli Drejtues, kurse organi udhȅheqȅs ȅshtȅ Drejtori. Kȅshilli drejtues ka shtatë anëtarë. Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues emërohen nga Kuvendi i Komunës për një periudhë prej katër vjetësh. Drejtori i ndȅrmarrjes si organ udhȅheqȅs, e emëron Kȅshilli drejtues i ndërmarrjes dhe pelqimin mbi emȅrimin e jep Kuvendi i Komunës së Ulqinit.
Mjetet për kryerjen e aktiviteteve sigurohen nga:
- Të hyrat vetanake të Ndȅrmarrjes;
- Mjetet nga themeluesi, pȅrkatȅsisht nga Buxheti i Komunës së Ulqinit, dhe
- Burime të tjera të përcaktuara me ligj.
N.P. "Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi" Ulqini në aktivitetet e saj ka detyrë themelore furnizimin me ujë kualitativ, si dhe kullimin dhe trajtimin e ujrave tȅ zeza në Komunën e Ulqinit, ku janë tȅ instaluara paisjet e ujȅsjellȅs kanalizimit, gjegjȅsisht në rrethin e Ulqinit, Katerkollȅs, Valdanosit, Zogajve dhe rretheve rurale. Me cilësi të lartë të kryej këto dhe të tjera detyra që lidhen drejtpërdrejt me shkallën e zhvillimit dhe pajisjeve teknike të sistemit të ujȅsjellȅs dhe kanalizimit, sasia e ujit në dispozicion, pajisjet teknike, nivelet e stafit, trajnimin dhe organizimin e Ndërmarrjes Publike, e cila është dhënë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.
Aktiviteti kryesor i ndȅrmarrjes është:
- Mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit,
-Largimi I ujrave tȅ zeza me drenazh, kanalizim , kanale kulluse dhe mȅnyra tȅ tjera,
- Mirëmbajtja e kanalizimit dhe kanalave tȅ ujrave tȅ zeza,
- Kryerja e lidhjeve tȅ reja nȅ rrjetin e ujesjellȅsit dhe kanalizimit,
- Ndërtimi i objekteve hidroelektrike dhe objekteve tȅ ujȅsjellȅsit,

Aktivitetet e lartpërmendura kanë karakterin e aktiviteteve të interesit publik dhe janë të domosdoshme për jetën dhe punën e qytetarëve, ekonomis dhe subjekteve të tjera në rrethin e Komunës sȅ Ulqinit.