Investimet

Projektet:

Komuna e Ulqinit dhe NP “Ujësjellësi dhe KanalizimI” Ulqin marrin pjesȅ nȅ dy projekte:

  • Projekti “Furnizimi me ujȅ dhe largimi i ujrave tȅ zeza ne Bregdetin e Malit tȅ Zi faza e V”
  • Projekti “Ndȅrtimi i rrjetit tȅ kanalizimit në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e poshtȅme”

Projekti “Furnizimi me ujȅ dhe largimi I ujrave tȅ zeza ne Bregdetin e Malit tȅ Zi faza e V ne Komunen e Ulqinit”

Fokusi i këtij investimi do të jenë në sistemin e furnizimit me ujȅ, si dhe sistemin e ujrave të zeza dhe ujërave atmosferik në Komunën e Ulqinit. Realizimi i kȅti projekt do të kushtojë 20,000,000,00 € (20 milion euro).
Mjetet janȅ siguruar nga:

  1. KfW Banka € 20.000.000 milionë (euro) (kredi huamarrȅse).
  2. Donacion 1.000.000 € (euro),me tȅ cilen paguhet Sachsen Wasser me qellim pȅrmisimin e mbështetjes institucionale.

Shërbimet e konsulences për “Studimin e Fizibilitetit pȅr furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të zeza në Komunën e Ulqinit” e ka kryer sipërmarrje e përbashkët gjermano – malazeze (JV) Dahlem / Dahlem Mali Zi. Qëllimi i sherbimit tȅ konsulences për projektin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të zeza është të identifikojë masat e investimeve për përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë dhe kanalizimit dhe ujrat atmosferikȅ në Ulqin.
Pjesëmarrësit në proces janë Qeveria e Malit të Zi, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, KFW Banka si institucion financiar, Vodacom si Agjencia e zbatimit të Projektit (AIP), Komuna e Ulqinit dhe VIK Ulqin. Për këtë projekt, KK Ulqini miratoi Vendimin për detyrimet e kreditit huamarrȅs te KfW Banka, vendin I cili ȅshtȅ I publikuar ne Fleten zyrtare tȅ MZ (“Fleta zyrtare e Malit të Zi – rregulloret komunale”, nr.034 / 15 nga 08.10.2015).

Sistemi i Furnizimit me ujë:

Furnizimi me ujë në Komunën e Ulqinit bȅhet nëpërmjet burimeve tȅ Brajshȅs, Kalimanit, Millȅs dhe Salҫit, stacioneve tȅ pompimit Gaҫ, Kllezna dhe sistemet Lisna Bora si dhe nga ujësjellësi regjional i Malit tȅ Zi.
Realizimi i masave të investimeve është ndarë në 3 fazat implementuese përkatësisht:

Faza I (2014-2017) – parashehȅ aktivitet e mëposhtme::

  • Fushata pȅr zvoglimin e ujit të pafaturuar (me qëllim të zbulimit te humbjeve të ujit në rrjetin kryesor tranzit, rrjetin shperndares, lidhjet shtȅpiake dhe preciziteti I matȅsave)
  • Rehabilitimi i burimeve të ujit, duke përfshirë kërkimet hidro-gjeologjike
  • Rehabilitimi i dhomave ndarse. Stacioneve te pompimit dhe rezervuarve
  • Ndȅrrimi dhe ndërtimi I tubacionit te ri, kryesore dhe tranzitore, tȅ domosdoshȅm pȅr zgjatjen dhe pȅrmisimin e rrjetit tȅ ujȅsjellȅsit
  • SCADA sistemi nȅ vendet matȅse
  • Zëvendësimi i mëtejshëm dhe ndërtimi i tubacioneve të reja kryesore dhe tubacionet e tranzitit në përputhje me rezultatet e fushatës së ujit të pafaturuar
  • Rezervuari i ri Gjerana
  • Rezervuari i ri ne Brajshȅ
  • Rrjeti ri i shpërndarjes për rajonin e Shtojit

Faza II (2018-2022) parashehȅ aktivitetet e mëposhtme::

  • Rehabilitimi i SP (Faza II)
  • Zëvendësimi tubacionit kryesor (Faza I)
  • Rezervuari i ri nȅ Malin e Bardhȅ 1
  • Zgjerimi i rezervuarit Gjerana
  • Impijanti pȅr pȅrpunimin e ujit (Faza I)
  • Masat e identifikuara në fushatën e ujit të pafaturuar

Faza III (2023-2027) parashehȅ aktivitetet e mëposhtme:

  • Zëvendësoni I tubacionit kryesor (Faza III)
  • Zgjerimi I rezervuarut tȅ malit tȅ Bardhë 1
  • Impijanti per perpunimin e ujit (Faza II)
  • Masat e identifikuara ne fushatës e ujë të pafaturuar

Sistemi i Kanalizimit

Rrjeti I kanalizimit te ujrave te zeza përbëhet nga: rrjetit primar i kanalizimit (kolektorȅt), rrjeti i kanalizimit sekundar dhe shkarkimet nȅndetare.
Objektivi kryesor i projektit është të përcaktojë masat për investime që do të krijojnë kushtet për optimizimin e sistemit të ujërave të zeza në Komunën e Ulqinit.
Realizimi i masave të investimeve është ndarë në fazat implementuese përkatësisht:


Faza e Investimeve (2018-2027) parashikon veprimtaritë e mëposhtme:

  • Kolektori kryesor nga qendra e Ulqinit SP Gjerana për të furnizuar SP PPOV
  • Ndërtimi i prurjeve SP deri ne PPOV
  • Tubacioni me presion nga SP PPOV deri te PPOV
  • Ndërtimi i ri SP ne Rane
  • Tubacioni me presion nga Rana SP deri te kolektori kryesor pȅr kanalizim
  • Rehabilitimi kryesor i derdhjes sȅ ujrave tȅ zeza dhe atmosferike deri te SP Ranȅ
  • SP për rrjedhjen,kullimin e rrjedhjeve tȅ pȅrpunuara deri te SP Gjerana
  • Tubacionit me presioni nga SP për shkarkimet deri SP Gjerana
  • Ndërtimi i ri i shkarkimit nȅ Gjerana
  • Rehabilitimi i shkarkimit egzistues nȅ Gjerana
  • Qendra e re PPOV / Braticȅ / Kodra / Pistulla / Zogaj / Pllazha e Madhe (Shtoji i epȅrm dhe i poshtȅm)
  • Ndȅrtimi i rrjetit të kanalizimit në Shtoj
  • Zgjerimi i PPOV
  • Zgjerimi / rehabilitimi i rrjetit tȅ kanalizimeve dhe kullimit nȅ Ulqin
  • Zgjerimi i PPOV

Projekti “Ndërtimi i rrjetit tȅ kanalizimit në vendbanimet  Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica poshtȅme”

Projekti ka të bëjë me ndërtimin e 14.5 km të rrjetit të kanalizimit në vendbanimet e Kodra, Totosh, Mali i Bardhë, dhe Bratic e poshtȅme. Kostoja totale pȅr  realizimin e projektit  i cili parashehȅ  ndërtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve janë vlerësuar në 5.000.000.00 € (5 milionë euro). Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), kredi huamarrse.

Pjesëmarrësit në proces janë Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Qeveria e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe ViK Ulqin. Për këtë projekt, KK Ulqin miratoi Vendimin për kredi huamarrse të Komunës së Ulqinit tek   BEI, vendimi i publikuar në Fletën Zyrtare të Malit të Zi (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi – rregulloret komunale”, nr.033 / 15 nga 02.10.2015).

Përgatitja e dokumentacionit të tenderit dhe implementimi i projektit do të realizohet përmes “Projektit Consulting” SHPK  Podgoricë (PROCON).