Ujësjellës dhe KanalizimI
Kualiteti i ujit pȅr pirje i qytetit tȅ Ulqinit

Kualiteti i ujit pȅr pirje i qytetit tȅ Ulqinit


Kualiteti i ujit dhe furnizimi me ujë është një ndȅr pytjet mȅ aktuale nȅ botȅ sot. Testimin e kualitetit të ujit të pijshëm tȅ qytetit tȅ Ulqinit e kryen Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë. Vëmendje e madhe i është kushtuar kontrollit të cilësisë së ujit të pijshëm duke pasur parasysh se bȅhet fjalȅ pȅr lȅnden bazȅ ushqimore për pije, përgatitjen e ushqimit dhe kryerjen e nevojave themelore higjienike të popullsisë, dhe mu për këtë arsye ȅshtȅ një përgjegjësi e madhe. Instituti kryen monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit, e cila përfshin testimin e ujit të papërpunuar të gjitha burimeve dhe ujit tȅ klorinuar nga rrjeti i shpërndarjes. Qëllimi i testeve në të gjitha segmentet ȅshtȅ zbulimi në kohë i devijimeve tȅ kualitetit tȅ ujit nga standartet e parapara, dhe ate tȅ ndotjes eventulae tȅ ujit, indentifikimi I llojit tȅ ndotjes sȅ ujit dhe shkaqeve tȅ mundshme qȅ sjellin deri te dvijimet, e cila është bazë për marrjen e masave adekvate dhe veprimet pȅr eleminimin e tyre.
Ndȅrmarrja Publike Ujȅsjellesi dhe Kanalizimi Ulqin çdo vit teston mbi 200 mostra të ujit të papërpunuar dhe ujit tȅ klorinuar qȅ iu ofrohet konsumatorëve. Rezultatet e testimit të kualitetit të ujit pȅr pirje që iu ofrohet konsumatorët tȅ qytetit tȅ Ulqinit, tregonë se ȅshtȅ në përputhje me Rregulloren për kërkesa të detajuara në aspektin e sigurisë, të cilat duhet të plotësojnë ujin e pijshëm, ( "Fleta zyrtare e Malit të Zi", nr. 024/12 nga 04.05. 2012 032/15 nga 26.06.2015)
Uji pȅr pirje qȅ iu shpȅrndahet qytetarȅve tȅ Ulqinit karakterizohet nga:
• Vetitë organoleptike, fizike dhe kimike të favorshme,
• Ȅshtȅ pak alkalinȅ, vlerat për fortësinë e ujit bȅjne pjesȅ në ujërat mesatarishtȅ tȅ fortȅ
• Mineralizimi (130-240 mg / l), qȅ i jep shije unike pȅr pirje bȅnȅ pjesȅ te ujrat e kualitetit tȅ lartȅ
• Nuk është I ngarkuar me materie organike gjȅ qȅ është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh qȅ trajtimi i ujrave tȅ pa pȅrpunuara kryhet pȅrmes procesit tȅrsisht tȅ automatizuar tȅ dezinfektimit me klore tȅ gazuar
• mungesa e nitrateve dhe amoniakut gjȅ e cila shmangȅ ndodjen fekale