Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi

Ndërmarrja komunale publike Ulqin është formuar nga Drejtoria komunale e atëhershme, e cila ka kryer veprimtarinë e saj si degë e njësisë së administratȅs. Organizata e posaformuar është regjistruar si Institucion në bazë të vendimit të Zyrȅs për administrim të përgjithshëm të KK Ulqin nr. 02-1513/1 prej datȅs 26.03.1959 me vetȅfinancim me emërtimin “Udhëheqësia për veprimtaritë komunale dhe ujësjellës Ulqin”. Fushëveprimi i Ndërmarrjes ka qenë: mirëmbajtja e rrugëve, udhëve, argjinaturës në Bunë, kanalizimit të qytetit, parqeve dhe gjelbërimit, varrezeve, plazheve, thertoreve, pastrimit të qytetit, centralit elektrik në Katërkollë dhe mirëmbajtja e tregut në Ulqin dhe Katërkollë.
Vendimi i Komunës së Ulqinit, Nr 01-2955 / 3 prej 26.11.1990. Ndȅrmarrja komunale publike Ulqin është transformuar dhe regjistruar në Gjykatën Ekonomike në Podgorica 18.02.1991. me numȅr 13/0/91.
Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Komunale Publike Ulqin Nr.792 / 1 nga data e 21.03.2011, jepȅ pȅlqimin për ndarjen e ndȅrmarrjes komunale publike Ulqin në dy ndȅrmarrje publike. Më 31.10.2012, në bazë të një përfundim qȅ është miratuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, e cila ka të bëjë me ndarjen (Fl.zyrtare e MZ, rregulloret komunale Nr.6 nga 21.02.2012), Ndȅrmarrja Komunale Publike Ulqin me ndryshim statusi ndahet në dy ndȅrmarrje si me poshte:
- Ndȅrmarrja Publike “Ujȅsjellȅs dhe Kanalizimi” - Ulqin
- Ndȅrmarrja Publike “Veprimtaritȅ Komunale” - Ulqin

Lajmërimet

Plani i zhvillimit

Plani i zhvillimit të rrjetit të ujësjellës dhe kanalizimit në Komunen e Ulqinit